AKTUALITET /

31 vjeçari në lagjen e tij ngacmoi sek*ualisht të miturin, Stresi: Unë e kapa, por policia nuk ma jep meritën

Sipas reperit, ka qenë ai që ka gjetur vendndodhjen e 31 vjeçarit Julian Alla.

Shkruar nga Versus

31 vjeçari në lagjen e tij ngacmoi sek*ualisht të miturin,

Arkimed Lusha, reperi i njohur me emrin e artit ‘’Stresi’’ ka reaguar lidhur me arrestimin e 31 vjeçarit Julian Alla i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13 vjeçar në Tiranë duke e mbajtur të mbyllur disa orë në banesë.

Duke shprehur tronditjen pasi kishte marrë vesh se një prej banorëve në lagjen e tij kishte bërë këtë veprim, reperi tha se ai e kishte ndihmuar policinë që ta gjente dhe ta arrestonte. Sipas tij, Alla kishte joshur të miturin duke përmendur edhe muzikën.

‘’Jemi shumë të shokuar nga ky lajm që morëm, që morëm vesh se personi që jetonte në lagjen time, Juliani paska qenë njeri i tillë dhe ne nuk e kemi ditur. Në datën 24 korrik ai doli në kërkim për këtë punë, ne e kemi marrë vesh mes disa njerëzve që ky paska afruar të rinj duke përmendur emrin e muzikës tonë. Jam kontaktuar nga strukturat e policisë dhe kam bërë të mundur lokalizimin e djalit, e kam dorëzuar në institucionet e shtetit sepse është e papranueshme që një 31 vjeçar të abuzojë me një 13 vjeçar. Ndihemi shumë keq sepse s’kemi ditur kë kemi afër në lagjen tonë. Kemi bërë të mundur… ta kap dhe ta dorëzoj para policisë’’- tha reperi.

Më tej u bëri thirrje prindërve që të mos i lënë tepër të lirë fëmijët në këtë moshë si dhe shprehu indinjatën ndaj policisë duke thënë se nuk i kishte dhënë meritën për kapjen e 31 vjeçarit.

‘’U bëj thirrje familjarëve që kanë fëmijë në këtë moshë që të mos i lënë kaq të lirë fëmijët sepse monstra të tilla ka kudo. Kontrolloni telefonat e fëmijëve, mbani afër sepse monstra të tilla ka shumë. Policia nuk e dha asnjëherë meritën për mua që isha njeriu kryesor që bëra të mundur kapjen e atij njeriu. Shpresoj që policia një ditë ta vlerësojë këtë gjest që bëra’’- shtoi Stresi. Versus.al

Poll