AKTUALITET /

5 mijë euro në 15 minutat e para të punës, Kumrie Zika vjedh sërish në ‘exchange’ 2 javë pasi u lirua

Fakti që e reja përsërit të njëjtin krim dhe vazhdimisht lihet e lirë, ngre dyshime mbi trajtimin institucional të këtij rasti.

Shkruar nga Versus
5 mijë euro në 15 minutat e para të punës, Kumrie Zika vjedh
Kumrie Zika

Dy javë pasi gjykata e la të lirë me masën ‘’detyrim paraqitje’’ pasi kishte vjedhur 5 mijë euro në një pikë këmbimi valutor në ditën e parë të punës, Kumrie Zika e ka përsëritur të njëjtin krim në Vlorë.

Në të njëjtat rrethana, pronarët e pikës së këmbimit valutor në qendër të qytetit të Vlorës, pretendojnë se Zika brenda 15 minutave të para të punës mori rreth 5 mijë euro nga kasa dhe u largua pa u kthyer më.

 

Prej muajsh kanë mbërritur denoncime të ngjashme nga biznese të ndryshme për të njëjtën mënyrë veprimi. Rasti ka ngritur sërish pikëpyetje mbi trajtimin institucional të kësaj çështjeje dhe nevojën për të parandaluar përsëritjen e rasteve të ngjashme pasi e reja e cila shfaqej edhe si opinioniste në disa studio televizive, vijon të bëjë të njëjtin krim dhe lihet e lirë. Versus.al

Poll