AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Elbasan–Përrenjas, dy vajza të plagosura

Përplasja mes dy automjeteve shkaktoi trafik të rënduar për rreth 40 minuta, ndërsa policia po heton shkaqet e ngjarjes.

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë në Elbasan–Përrenjas, dy vajza

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Elbasan–Përrenjas, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosura dy vajza.

Sipas informacioneve paraprake, të dëmtuarat ndodheshin në njërin prej automjeteve të përfshira në aksident dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Deri tani nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e tyre shëndetësore.

Përplasja ka shkaktuar trafik të rënduar në këtë segment rrugor, ndërsa qarkullimi i automjeteve është bllokuar për rreth 40 minuta, duke krijuar radhë të gjata.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e përplasjes.

 

Poll