AKTUALITET /

Balluku ankimon masat e sigurisë që GJKKO caktoi ndaj saj

Shkruar nga Versus

Balluku ankimon masat e sigurisë që GJKKO caktoi ndaj saj

Belinda Balluku ka ankimuar sot në Apel vendimin e Gjykatës së Posaçme e cila konfirmoi ndaj saj 2 masa sigurie “pezullim nga detyra si zv.kryeministre e ministre” si dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Javë më parë, Prokuroria e Posaçme i komunikoi Ballukut akuzën për shkeljen e barazisë në tendera në tunelin e Llogarasë ndërsa së fundmi dosjes i është shtuar e njëjta akuzë edhe për tenderin për Lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Vetë zv.kryeministrja e pezulluar ka deklaruar se është totalisht e hapur për hetimet e SPAK ndërsa ka theksuar se nuk do të komentojë publikisht veprimet hetimore të SPAK apo vendimet e GJKKO. Versus.al

Poll