Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj, Sekretarin e Përgjithshëm Gentian Këri dhe 14 drejtues të Thesarit në rrethet e vendit.
Në kallëzim pretendohet se Malaj ka shpërdoruar detyrën përsa i takon bllokimit të pagave për magjistratët dhe punonjësit e administratës së pushtetit gjyqësor dhe për pengim të zbatimit të vendimit të gjykatave.
Ministria e Financave nuk ekzekutoi listëpagesat e përllogaritura me rritjen, duke argumentuar se përcaktimi i formulës së pagave është kompetencë e Kuvendit dhe kërkoi që ato të ridërgoheshin sipas metodologjisë së mëparshme. Si pasojë, pa pagat e gushtit kanë mbetur jo vetëm gjyqtarë dhe prokurorë, por edhe punonjës të administratës së gjykatave dhe prokurorive. Gjatë paradites së sotme, kreu i gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi e konsideroi situatën si "të jashtëzakonshme" duke nënvizuar se kjo përplasje nuk u shërben aspak qytetarëve. Versus.al

