AKTUALITET /

Burrë e grua dërgohen me urgjencë në spital, u përplasën nga një 19 vjeçar

Shkruar nga Versus

Burrë e grua dërgohen me urgjencë në spital, u

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rrugor Fier-Libofshë, në fshatin Agim të Fierit pranë një karburanti.

Mësohet se një automjet që drejtohej nga një 19 vjeçar, ka përplasur një motor.

Drejtuesi i motorit dhe pasagjerja që udhëtonte me të (çift bashkëshortësh) rreth 65 vjeç kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkak dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave dhe rruga e pandriçuar.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:20, në aksin rrugor "Fier-Libofshë", shtetasi D. H., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin A. M., dhe pasagjere shtetasen M. M.

Nga përplasja janë dëmtuar shtetasit që udhëtonin me motomjet, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Poll