
37-vjeçari Fabjel Toska (Xhindi) i cili mbeti i plagosur me armë zjarri pas rreth orës 00: 55 në Berat, dyshohet se është përfshirë në një konflikt.
37 vjeçari ka qenë duke udhëtuar me makinë së bashku me një shok, por dyshohet se një makinë tjetër i ka parakaluar, dhe u ka bërë shenja me drita të ndalonin.
Toska ka shkuar për sqarim por pas një debati verbal dyshohet se e kanë qëlluar me një plumb në bark. Kjo është dëshmia paraprake për ngjarjen, por mbetet për tu vërtetuar nëse Fabjel Toska (Xhindi) do të bashkëpunojë me autoritetet, për të treguar rrethanat e sakta të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)
37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/Versus.al

