AKTUALITET /

Doli nga arresti shtëpiak për të vrarë biznesmenin, Versus.al siguron foton e Marsel Aranit

32 vjeçarit i ishin konfiskuar në qershor 14 pasuri që dyshohet se i kishte siguruar falë aktivitetit kriminal në Itali ku ishte dënuar për prostitucion.

Shkruar nga Versus
Doli nga arresti shtëpiak për të vrarë biznesmenin,
Në mes viktima, Mond Mëhalla dhe njëri prej autorëve, Marsel Arani

Personi që shihni në foto është Marsel Arani, 32 vjeçari i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Mond Mëhalla mbrëmjen e së dielës në Elbasan.

Arani dyshohet se së bashku me Armando Kolën, kanë ekzekutuar me 5 plumba 43 vjeçarin gjatë kohës që ky i fundit gjendej në karburantin e tij “Xhaxhi Oil”.

I riu rezulton të ketë qenë nën arrest shtëpie pasi në dhjetor të vitit të kaluar u arrestua nën dyshimit se kishte kryer veprën penale të pastrimit të parave. Në qershor të këtij viti, gjykata vendosi konfiskimin e 14 pasurive të Aranit i cili ishte dënuar më parë në Itali për prostitucion. Versus.al

Poll