Dy ditë pas ekzekutimit me armë zjarri në biznesin e tij, 43 vjeçari Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Sot në orën 10:00 në Elbasan të mbahet ceremonia mortore nën masa të shtuara sigurie ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes. Dje u mësua se në polici është shoqëruar Naldo Gjini, personi i cili kishte përdorur për herë të fundit makinën tip “Audi” e cila ishte nën pronësinë e një prej bizneseve të biznesmenit të vrarë.
Dyshimet janë se viktima ka patur një konflikt me një grup kriminal me bazë në Kurbin për prishjen e pazareve të drogës dhe Gjini mund të ketë qenë personi që është futur si ndërmjetësues për të shuar përplasjet.
Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se një automjet i dytë që mendohet të jetë përdorur në ngjarje është identifikuar në Durrës dhe është sekuestruar për ekspertizë të shtuar. Versus.al


