
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas policisë, dyshohet se i mituri ka konsumuar fotoksinë.
Edhe pse u dërgua me urgjencë nga spitali Rajonal i Elbasanit drejt QSUT-së, 15-vjeçari humbi jetën.
Njoftimi i policisë:
Në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim një 15-vjeçar, i cili më pas është dërguar në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ai ka humbur jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15-vjeçari ka konsumuar fotoksinë.
Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, për vlerësim./Versus.al
