
Arrestohen 14 protestues nga policia pas tensioneve mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë.
Mësohet se disa prej të arrestuarve janë; Arvina Lleshi, Bora Mitrovica, Edison Lika, Dritan Goxhaj, Erlind Alimeti, Arben Kola dhe Andi Tepelena.
Pak orë pas ndalimit të tyre, avokati i aktivistit Andi Tepelena, Artan Manushaqe, ka deklaruar se nuk është lejuar të takojë të arrestuarit.
Avokati Manushaqe tha se po shkelet rëndë Kushtetuta dhe të drejtat e njeriut, pasi çdo njeri ka të drejtë të përfaqësohet nga një avokat.
Ai theksoi se është provokuar nga policët e komisariatit, të cilët kanë tentuar ta intimidojnë dhe nuk i kanë hapur derën për të takuar klientin.
Artan Manushaqe tha gjithashtu se Tepelenës i kanë marrë telefonin, gjë që është tërësisht jo-ligjore.
Pas shoqërimeve, një grup protestuesish u zhvendos drejt Komisariatit nr. 3 dhe 1, ku kërkuan lirimin e personave të shoqëruar.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë bllokuar të dyja hyrjet e Kryeministrisë dhe kanë kërkuar që kryeministri Edi Rama të dalë përballë tyre. “Dorëheqje!” dhe “Ju erdhi fundi!” kanë qenë disa prej thirrjeve të tyre.
Përshkallëzimi i protestës vjen pas paralajmërimeve të bëra një ditë më parë për nisjen e mosbindjes civile gjatë muajit shtator./Versus.al
View this post on Instagram

