
Një sherr për parkimin ka përfunduar në plagosjen e një personi mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Nisharaku” në Tiranë.
Mësohet se pas konfliktit të ndodhur rreth orës 07:40, Enton Nushaj, 48 vjeç, ka goditur me thikë Armando Millonajn, 55 vjeç.
Ky i fundit u transportua për në spital ku po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori është shpallur në kërkim. Versus.al

