
Nga ora 16:00 deri në 21:00 të së martës rruga Kakavijë-Janinë do të jetë e bllokuar për shkak të protestave të fermerëve në Greqi. Pala greke ka njoftuar të gjithë qytetarët që kërkojnë të kalojnë në kufirin mes dy vendeve në mënyrë që të menaxhojë fluksin e automjeteve.
Do të lejohen për qarkullim vetëm ato automjete që kanë emergjenca shëndetësore.
Ndërkohë në shtetin fqinj, fermerët kanë filluar grevën e përgjithshme për shkak të kërkesave të cilat nuk u janë plotësuar nga qeveria greke. Ditën e djeshme bllokuan disa akse kombëtare duke zaptuar rrugët me qindra traktorë. Ndërsa sot protesta përshkallëzohet pasi kanë njoftuar se do të bllokojnë edhe portet e vendit. Versus.al


