
Tiranë- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur pranë Casa Italia-s gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
17 vjeçari i cili u plagos aksidentalisht nga shoku i tij Rigers Sylaj, 19 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Sipas dëshmisë së dhënë nga Sylaj, ky i fundit së bashku me 3 shokë të tjerë ndodheshin në banesën e tij ku kishin konsumuar alkool.
Në një moment, 19 vjeçari mori pistoletën për t’ua treguar shokëve dhe pa e ditur se brenda kishte fishekë, ia kishte drejtuar në kokë shokut të tij 17 vjeçar.
I mituri ka një plagë në kokë dhe ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Autori së bashku me 2 shokët e tjerë të frikësuar e kanë nxjerrë shokun e tyre në oborrin e banesës private dhe më pas kanë njoftuar ambulancën.
Më pas në dëshminë e dhënë për policinë, ata kanë thënë fillimisht se kishin dëgjuar një të shtënë me armë zjarri dhe më pas e kishin gjetur shokun e tyre në oborr. Por pasi u pyetën sërish ata treguan të vërtetën. Versus.al


