AKTUALITET /

Plagoset i mituri në Tiranë! Shoku i drejtoi armën duke menduar se s’kishte plumba! 3 të arrestuar

Përveç autorit, u arrestuan edhe 2 shokë të tij të cilët tentuan të fshihnin të vërtetën e ngjarjes.

Shkruar nga Versus

Plagoset i mituri në Tiranë! Shoku i drejtoi armën duke menduar

Tiranë- Një plagosje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën "Berit Beker". Rreth orës 01:40, oficerët shkuan në vendngjarje ku gjetën të plagosur një 17 vjeçar.

Veprimet e mëtejshme zbuluan se i mituri ishte plagosur me armë zjarri aksidentalisht nga shoku io tij R.S, 19 vjeç pasi ky i fundit i kishte drejtuar pistoletën duke menduar se nuk kishte fishekë në fole. 

Përveç 19 vjeçarit, policia arrestoi edhe 2 shokë të tjerë: A. V., 20 vjeç dhe H. H., 22 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, thuhet në njoftimin e policisë.

17-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, teksa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

 

Poll