AKTUALITET /

Kërkoi kohë për t'u njohur me dosjen, GJKKO pranon kërkesën e Veliajt

Gjyqtarja Etleva Deda vendosi t'i japë kohë Veliajt që të njihet me aktet hetimore.

Shkruar nga Versus

Kërkoi kohë për t'u njohur me dosjen, GJKKO pranon

Seanca ku do të vendoset nëse dosja e Erion Veliajt do të kalohet për gjykim ose jo është shtyrë për në datën 5 dhjetor në orën 09:00.

Shkak u bë kërkesa e Veliajt për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes voluminoze prej 60 mijë faqesh. Ai tha se mungesa e njohjes së dosjes dhe mbajtja e tij në një kafaz gjatë seancës gjyqësore shkel të drejtat e njeriut dhe i mohon mundësinë për një mbrojtje cilësore.

Kjo ishte hera e parë që Veliaj paraqitej në seancën e GJKKO që pas konfirmimit të masës së sigurisë në shkurt të këtij viti. Versus.al

Poll