AKTUALITET /

Kompani me mld lekë dhe aksionet e hotelit në Vollga, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të ish-zyrtarëve të bashkisë Tiranë

Shkruar nga Versus
Kompani me mld lekë dhe aksionet e hotelit në Vollga, SPAK kërkon
Ish-drejtori i pandehur Redi Molla dhe hoteli në Durrës

Krahas kërkesës për dënimin me 39 vite burg në total për 7-ish-zyrtarët e bashkisë Tiranë, SPAK ka kërkuar edhe konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të paluajtshme me vlerë miliona euro të cilat ishin përvetësuar nga të pandehurit.

Mes këtyre pasurive janë:

1. Shoqëria tregtare  "5D Konstruksion" sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, dhe vlera e aktiviteve të deklaruara në organin tatimor në momentin e sekuestrimit ka qenë totale 148,884,372 leke.

2. Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 506.25 m2, ndërtesë me sipërfaqe 164 m2, si dhe pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 51.3 m2, ndodhur në rrugën "Tefta Tashko", pranë Pazarit te Ri, Tiranë, të rregjistruara në emër të shtetasve Selim Molla dhe Ollga Molla me një vlerë prej 48,789,000 lekësh.

3. Shoqërie "Restur" sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, si dhe 24 % e kuotave në shoqërinë tregtare që po ndërton hotelin në zonën e Vollgës në Durrës, ku në përgjimet e SPAK dolën edhe biseda “është hoteli i Lali Erit”. Vlera e këtyre aksioneve tha SPAK është 20,853,864 leke, ndërsa vlerat e investuara nga shoqëria "Restur" sh.p.k në shoqërinë "Mediterranean Investment Group" sh.p.k në formën e "dhënies hua nga ortaku" janë në total shumën prej 564,000 Euro.

4. Pasuritë e llojit apartament me sipërfaqe të përgjithshme 122.7 m2, dy vendparkime me sipërfaqe secili prej tyre prej 42 m2, si dhe pasuria e llojit apartament me sipërfaqe të përgjithshme 86.4 m2 në emër të shtetases Sanie Qato, me vlerë 21,910,000 lekë. Versus.al

Poll