Një grua 45 vjeçe është larguar pa adresë nga banesa e saj.
Policia e Kukësit bën të ditur se, familjarët e 45-vjeçares me inicialet E. M., kanë denoncuar largimin nga banesa.
Uniformat blu kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.
Kukës
Më datë 02.11.2024, në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët e shtetases E. M., 45 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shendetit mendor, se kjo shtetase ishte larguar nga banesa.
Shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle për gjetjen e saj.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.