
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 3 persona të cilët akuzohen për mashtrime me call center në Tiranë.
Tre të arrestuarit janë menaxheri i call center-it, Klaudio Sulejmëni dhe 2 punonjësit Franko Karemani dhe Eriglen Arapi. Të tre u arrestuan në nëntor të vitit 2025 teksa ushtronin veprimtarinë e paligjshme në Selitë.
Punonjësit që rekrutoheshin mësoheshin sesi të bindnin shtetasit e huaj për të rifituar paratë e humbura me call center, por në vend të kësaj ata u merrnin edhe paratë e mbetura.
Klaudio Sulejmëni dhe Franko Karemani akuzohen për veprat penale ‘Mashtrimi kompjuterik’, ndërsa shtetasi Eriglen Arapi për veprën penale ‘Moskallëzim i krimit’. Versus.al

