
Lezhë- Administratorja e një lokali në Shëngjin është gjobitur me 200 mijë lekë të reja për shkak të muzikës së lartë gjatë orëve të natës.
Policia pas ankesave të qytetarëve shkoi në terren dhe konstatoi se lokali tejkalonte nivelin e zhurmës së lejuar. Për këtë shkelje, administratorja e lokalit, E. P., 37 vjeçe, u ndëshkua me masë administrative.
Muzika në zona të hapura lejohet deri në orën 24:00 të mbrëmjes. Versus.al

