AKTUALITET /

Ndryshimet në Policinë e Shtetit/ Edmond Meshini komandohet zv/drejtor për Rendin dhe Sigurinë në Tiranë

Lëvizje ka pasur edhe në strukturat e Policisë së Shtetit në juglindje të vendit.

Shkruar nga Versus

Ndryshimet në Policinë e Shtetit/ Edmond Meshini komandohet zv/drejtor

Ndryshime të reja janë bërë në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, me disa emërime, transferime dhe komandime në funksione të reja.

Edmond Meshini është komanduar në detyrën e Zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Ndërkohë, Kastriot Skënderaj, me gradën Drejtues i Parë, është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Në këtë drejtori ka ndryshuar gjithashtu drejtuesi. Fatmir Hoxha, i cili mbante postin e Drejtorit të Policisë së Elbasanit, është emëruar Specialist në Drejtorinë për Integrimin, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Lëvizje ka pasur edhe në strukturat e Policisë së Shtetit në juglindje të vendit.

Luigj Vathi, i cili drejtonte Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Ndërsa Gëzim Zhupaj, nga detyra e Drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Korçë, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku do të ushtrojë detyrën e Shefit të Sektorit në Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike./Versus.al

 

 

 

Poll