Marsel Arani, është shpallur në kërkim nga policia si njëri prej personave që mori pjesë në ekzekutimin e biznesmenit Edmond Hyka dy ditë më parë në Elbasan në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të viktimës.
32 vjeçari rezulton të jetë emër i njohur për policinë pasi në dhjetor të vitit të kaluar u arrestua nga policia e Elbasanit pasi gjykata kishte caktuar ndaj tij masën “arrest me burg” për pastrim parash. Ndërsa në qershor të këtij viti gjykata i sekuestroi 14 pasuri Aranit i cili më parë kishte qenë i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë "arrest shtëpie" për "pastrim parash".
Konfiskimi u vendos pas përfundimit të gjykimit të çështjes penale nr. 808, e vitit 2017, ku u konstatua se Arani kishte përfituar të ardhura nga aktivitet kriminal në Itali dhe i kishte përdorur më pas në Shqipëri për investime në prona dhe mjete të tjera me vlerë.
Pasuritë e konfiskuara përfshijnë:
Një apartament në Durrës;
11 automjete të markave të ndryshme (Mercedes-Benz, Audi SQ7, Maserati, BMW, Suzuki, Fiat, Volksëagen, Jeep);
Një motoçikletë BMË;
Një biznes për tregti dhe qiradhënie makinash në Elbasan.
Prokuroria e Elbasanit po vijon hetimet për të zbardhur motivet që e kanë shtyrë 32 vjeçarin që së bashku me 35 vjeçarin tjetër Armando Kolën të vrisnin biznesmenin në Elbasan. Versus.al


