
Versus.al ka siguruar foton e Xhino Agos, 32 vjeçarit të arrestuar nga policia nën dyshimin se ka bashkëpunuar me 2 persona për vrasjen e Mond Mëhallës, ish-ortakut të tij në biznes.
Dyshimet janë se Xhino dhe Mëhalla kishin patur mosmarrëveshje për çështje biznesi dhe kjo përplasje mes tyre mund të ketë sjellë edhe krimin e rëndë. Xhino kishte një biznes të makinave me qira dhe dyshohet se ai ia ka dhënë në përdorim mjetin “Audi” Marsel Aranit i cili në bashkëpunim me Armando Kolën ka ekzekutuar biznesmenin Mëhalla.
Ndaj Xhinos rëndon akuza për veprën penale “vrasje e kryer në bashkëpunim” dhe “sigurimi i kushteve për kryerjen e vrasjes”. Versus.al

