AKTUALITET /

Pamje të rënda / "Të shtrirë nga plum*at..." 6 të vrarë e 9 të plagosur në një sulm terrorist në Tel Aviv. Ekzekutohen 2 atentatorët

Një oficer policie në vendngjarje tha se sulmi terrorist përfshinte të paktën dy persona të armatosur që hapën zjarr ndaj njerëzve që prisnin një tren në një nga stacionet hekurudhore të lehta në bulevardin e Jerusalemit në Jaffa.

Shkruar nga Versus

Pamje të rënda  / "Të shtrirë nga plum*at..." 6

Rëndohet bilanci i viktimave tësulmit terrorist në Jaffa të Tel Avivit. Sipas mediave izraelite, të cilat citojnë autoritetet zyrtare janë të pakten 6 të vrarë e 9 persona të plagosur, duke përfshirë katër në gjendje kritike. Ky është bilanci i një sulmi terrorist të ndodhur në orët e mbrëmjes në bulevardin Jerusalem në Tel Aviv-Jaffa të martën mbrëma, sipas raportimeve të mediave vendase. 

Pamje të rënda  / "Të shtrirë nga plum*at..." 6

Dy terroristët që qëlluan me armë automatike dhe thika mbi kalimtarëtt e rastësishëm u vranë nga forcat e rendit dhe të ushtrisë që gjendshin në zonë.

Pamje të rënda  / "Të shtrirë nga plum*at..." 6

Ndërkohë një video që po qarkullon në rrjetin social X, është mjaft e rëndë dhe tregon viktimat e rastësishme të pajeta në vendngjarje, në stacionin e trenit ku po prisnin. 

"Ka disa të plagosur me shkallë të ndryshme lëndimesh," tha në një deklaratë autoritetet mjekësor të spitalit Magen David Adom. Një oficer policie në vendngjarje tha se sulmi terrorist përfshinte të paktën dy persona të armatosur që hapën zjarr ndaj njerëzve që prisnin një tren në një nga stacionet hekurudhore në bulevardin e Jerusalemit në Jaffa.

 

 

Poll