AKTUALITET /

Përplasen dëshmitë për rrahjen në grup tek hotel “Flar”! Flet nga arratia një nga pronarët: Kamarierin e larguam se s’punonte, qëlloi i pari!

Kamarieri 18-vjeçar Genti Nela ka deklaruar në gjykatë se u godit me grusht nga një prej djemve fillimisht, Arbër Habilaj, ky i fundit ka fajësuar nga arratia 18-vjeçarin.

Shkruar nga Versus

Përplasen dëshmitë për rrahjen në grup tek hotel

Përplasje dëshmish për arsyet që çuan në rrahjen masive tek hotel “Flar” disa ditë më parë, të një kamarieri 18-vjeçar dhe 3 personave, 2 prej të cilëve djemtë e pronarit të këtij biznesi.

Teksa kamarieri Genti Nela ka deklaruar në gjykatë se u godit me grusht nga një prej djemve fillimisht, Arbër Habilaj, ky i fundit ka fajësuar nga arratia 18-vjeçarin.

Habilaj thotë se kishin marrë vendim më herët që kamarierin ta largonin nga puna dhe atë ditë që ai kërkoi pagën, ata ia kanë dhënë.

Sipas versionit të tij, më 27 gusht i është komunikuar Gentit Nelës se duhej të largohej nga puna dhe t'i merrte paratë që i takonin. Habilaj pretendon se i ka thënë të shkonte te burri i motrës së tij, i cili, sipas tij, merrej me pagesat e hotelit.

Por, sipas Habilajt, 18-vjeçari ka kërkuar të qëndronte edhe dy ditë të tjera.

““Unë doja ta largoja nga puna, se nuk po e bënte mire punën, rinte gjithë kohën me telefon dhe nuk shërbente në kohë. I these ik, merr te burri i motrës time ditët që ke punuar.

Do rri dhe dy ditë...”-tha.

Më tej ai shton se pasi e ka refuzuar qëndrimin e tij në lokal për 2 ditë, kamarieri ka sharë nëpër dhëmbë dhe ka goditur me gotë në kokë vëllain tjetër të tij, Florianin që gjendej brenda në lokal.

Kjo ka shërbyer si nxitje për nisjen e sherrit.

Kjo dëshmi bie në kundërshtim me deklaratën e djalit i cili thotë se u godit nga 2 persona pasi u kërkoi pagën.

“Floriani më ka goditur i pari me grusht, ndërsa Arbëri më ka goditur me një tavëll qelqi në kokë dhe në fytyrë. Jam goditur edhe nga Enold Dragoti, ndërsa Mariglen Mosha më ka mbajtur dhe më ka penguar të largohesha.”-tha ai.

Në dëshminë e tij, Nela tregon se në momentin kur ka komunikuar për largimin nga puna kanë qenë të pranishëm Florian dhe Arbër Habilaj, Enold Dragoti dhe Mariglen Mosha.

Ai pretendon se kërkesa e tij nuk është pranuar dhe se fillimisht është sharë, ndërsa më pas situata ka kaluar në dhunë fizike.

18-vjeçari tregon se, sipas tij, personat i kishin bllokuar rrugën dhe vazhdonin ta godisnin. Ai pretendon gjithashtu se gjatë përplasjes është kërcënuar me vdekje.

Sipas dëshmisë, në përpjekje për t'u mbrojtur dhe për t'u larguar nga vendi, Nela ka marrë një gotë qelqi dhe ka goditur Florianin në kokë. Ai thotë se ka përdorur edhe grushte, me qëllim që të krijonte mundësi për t'u larguar.

Pas kësaj, 18-vjeçari tregon se ka mundur të largohet me vrap, por sipas tij, përplasja nuk ka përfunduar aty.

“Pas kësaj kam arritur të largohem me vrap, por jam ndjekur nga të katër personat, të cilët më kanë bllokuar përsëri rrugën dhe më kanë goditur sërish.”-u shpreh Nela.

Për këtë ngjarje, xhaxhai i kamarierit, 47-vjeçari Melison Nela, u arrestua në Kavajë pasi u kap nga policia me një armë automatike “AK-47” dhe 84 fishekë në automjet pranë hotelit “Flar” në Malin e Robit.

Ai ka mohuar para policisë dhe gjykatës se kishte planifikuar të vriste Florin Habilajn, Arbër Habilajn dhe Enolt Dragotin.

Nela është ndaluar më 28 gusht, teksa udhëtonte me automjetin e tij tip “Golf 4”. Sipas dëshmisë së tij, ai ishte nisur drejt përroit të Leshniqës me qëllim që të hidhte armën dhe tre karikatorët, pasi e kishte mbajtur në banesë që prej vitit 1997./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll