AKTUALITET /

Përplasen dy makina "kokë më kokë" në aksin Vorë-Fushë Krujë. Dyshohet se një person ka humbur jetën

Nga të dhënat paraprake mësohet se një automjet tip “Benz”, që lëvizte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar.

Shkruar nga Versus

Përplasen dy makina "kokë më kokë"  në aksin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë, në zonën e Urës së Gjolës, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se një automjet tip “Benz”, që lëvizte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar. Për pasojë, ai është përplasur me një automjet tip “Land Rover”, që po lëvizte në drejtim të kundërt.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur rëndë.

Njëri prej tyre, nga Korça, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai ka ndërruar jetë gjatë transportit, por vdekja nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Edhe drejtuesi i automjetit tjetër ka marrë dëmtime të rënda dhe po transportohet drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll