AKTUALITET /

Persona të armatosur ndaluan shoferin në tunelin e Qafës së Buallit? Policia: S'ka patur kallëzim

Shkruar nga Versus

Persona të armatosur ndaluan shoferin në tunelin e Qafës së

Pas alarmit të shpërndarë në rrjetet sociale ku pretendohej se një shofer automjeti ishte ndaluar nga persona të armatosur pranë tunelit të Qafë Buallit në Bulqizë, policia ka reaguar duke bërë me dije se nuk ka patur asnjë telefonatë apo kallëzim mbi rastin e pretenduar.

''Nga verifikimi i regjistrave të komunikimeve të Sallës Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë rezulton se nuk është regjistruar asnjë telefonatë në lidhje me këtë rast. Gjithashtu, deri në këto momente, asnjë shtetas nuk është paraqitur pranë strukturave të Policisë për të bërë kallëzim lidhur me këtë pretendim''- thotë policia.

Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore për të përcaktuar nëse ngjarja ishte e vërtetë apo jo. Versus.al

Poll