
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se nuk do të propozojnë asnjë kandidat për Avokat Populli.
Deklarata e Taulant Ballës erdhi pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Ai theksoi se do të shqyrtohen kandidaturat nga opozita dhe më pas do të vendosin se cilin emër do të mbështesin.
“Do shqyrtojme kandidaturat qe do vijne nga opozita. Më pas do vendosim se cilën kandidaturë do mbështesim”, tha Balla.
