AKTUALITET /

Punimet për zgjerimin e mbikalimit të Rinasit, ARRSH: Aksi Tiranë-Durrës do jetë i bllokuar në datat 6-7 gusht

Shkruar nga Versus

Punimet për zgjerimin e mbikalimit të Rinasit, ARRSH: Aksi

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në rrugën Tiranë-Durrës se në datat 6-7 gusht, aksi do jetë i mbyllur në të dy drejtimet për shkak të punimeve për zgjerimin e mbikalimit të Rinasit. 

''Më datë 6 dhe 7 gusht 2026, nga ora 00:00 deri në 04:30, do të kryhet montimi i trarëve metalik të mbikalimit të ri të Kasharit, për zbatimin e këtyre punimeve, si dhe për sigurinë rrugore është i nevojshëm bllokimi i dy korsive të aksit kryesor në drejtimin Durrës-Tiranë''- thuhet në njoftimin e ARRSH. 

Gjatë këtij intervali, trafiku që lëviz nga Durrësi në drejtim të Tiranës, Aeroportit “Nënë Tereza” dhe Kosovës do të devijohet në rampat e autostradës Thumanë-Kashar.

Mjetet me destinacion Aeroportin dhe Kosovën do të vijojnë lëvizjen në autostradën Kashar-Thumanë, ndërsa automjetet me destinacion Tiranën do të orientohen me sinjalistikën e përkohshme në rrugën dytësore duke u rikthyer në autostradën Durrës–Tiranë pas mbikalimit të Kasharit. Versus.al

Poll