AKTUALITET /

Shpejtësia, problem në Kavajë, mbi 1600 gjoba brenda një jave! Dronët e policisë monitorojnë çdo lëvizje

972 gjoba janë vendosur në total për tejkalim shpejtësie.

Shkruar nga Versus

Shpejtësia, problem në Kavajë, mbi 1600 gjoba brenda një

Policia Rrugore ka bërë bilancin e një jave monitorim me dronë, radar dhe makina inteligjente në Kavajë. Përgjatë periudhës 28 korrik deri më 4 gusht, janë vendosur në total 1632 gjoba për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.

Pjesa më e madhe, plot 972 prej tyre janë vendosur për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara.

117 masa për parakalime të gabuara;
972 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
280 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar;
17 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetiti;
18 masa për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;
98 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
175 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore. Versus.al

Poll