AKTUALITET /

“Shqiptarët dhuruan 160 mijë euro për nëna Filen dhe djalin e saj autik, por ata nuk kanë marrë asnjë lek”, denoncimi i tik-tokerit për “Brandon Forever 22 Legacy”

Shkruar nga Versus

“Shqiptarët dhuruan 160 mijë euro për nëna Filen dhe

Prej 2 muajsh, nëna File dhe djali i saj autik Andi nuk kanë marrë asnjë lek nga donacionet e mbledhura për ta, pas apelit për ndihmë dhe hapjes së GoFundMe, nga shoqata “Brandon Forever 22 Legacy”.

Një prej të afërmëve të nëna Files dhe djalit të saj i sëmurë me spektrin autik ka kërkuar nga shoqata që menaxhoi fondet e dhuruara për këtë familje, të bëjë transparente donacionet që dhanë shqiptarët pas apelit për ndihmë.

Tik-tokeri Klajdi Çollaku në një video-mesazh thotë se shoqata “Brandon Forever 22 Legacy”,  pas hapjes së GoFundMe, mblodhi një shumë e konsiderueshme, plot 161,754 dollarë.

 Por prej dy muajsh sipas tij, asnjë euro nuk ka shkuar te nëna dhe djali me spektrin autik.

Çollaku thotë se shoqata “Brandon Forever 22 Legacy” nuk iu përgjigjet mesazheve të tyre, ndërsa i bën apel që të bëjë çdo gjë transparente.

Rasti i nëna File dhe djalit me spektrin autik, Andi, preku zemrat e shqiptarëve gjatë muajit korrik.

 Nëna dhe djali i saj 19-vjeçar, teksa ishin duke u kthyer nga terapia e të riut, u prekën nga uji me piper dhe gazi lotsjellës gjatë protestës së 23 korrikut 2026 pranë Parlamentit në Tiranë.

File dhe i biri jetojnë në një godinë të amortizuar në lagjen “Ali Demi” dhe në vështirësi të madhe ekonomike, ndërsa babai i familjes kishte ndërruar jetë. Por duket se situata e tyre mori një kthesë të papritur pas bërjes publik të rastit, pasi shqiptarët u bënë bashkë për t’i ndihmuar ekonomikisht.

Denoncimi i plotë

Jam çdo ditë në kontakt me nënë Filen dhe Andin, duke i ndjekur hap pas hapi. Problemi i vetëm është se organizata që ka hapur GoFundMe-n nuk i përgjigjet asnjë lloj mesazhi dhe telefonate.

Nuk dua që të hedh akuza pa më kthyer ata përgjigje, pasi janë 160 mijë euro dhe ata duhet të bëjnë çdo gjë transparente, pasi miqtë dhe shokët tanë kanë hedhur lekë dhe nuk po dinë se ku po shkojnë. Nuk ka asnjë lloj transparence. Prandaj, ju lutem, ktheni mesazh e bëni çdo gjë transparente, për gjithë mundin e shqiptarëve që kanë dhuruar për nënë Filen dhe Andin.

Po presim një përgjigje, në të kundërt, çdo gjë do të denoncohet në polici.

 

Poll