AKTUALITET /

Të fshehur në bagazhet e makinave, kapen 24 emigrantë të paligjshëm në Elbasan! Arrestohen 3 shqiptarë

Shkruar nga Versus

Të fshehur në bagazhet e makinave, kapen 24 emigrantë të

Policia e Elbasanit ka goditur dy raste të transportit të emigrantëve të paligjshëm në aksin Librazhd-Elbasan. Në total janë kapur 24 emigrantë të cilët kishin paguar 2 shqiptarët që të kalonin kufirin me qëllim që më pas të largoheshin drejt vendeve të BE. 

Në pranga kanë rënë: 22 vjeçari F.M i cili u kap duke transportuar 14 emigrantë dhe 
A. R., 23 vjeç dhe D. Ç., 24 vjeç të cilët u kapën duke transportuar 10 emigrantë.

 

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi A. R. e drejtonte automjetin me të cilin transportonte emigrantët, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll