AKTUALITET /

Vatër zjarri në Selenicë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

Zjarri ka rrezikuar edhe një varrezë makinash që ndodhej pranë.

Shkruar nga Versus

Vatër zjarri në Selenicë, flakët përfshijnë pyllin

Vlorë- Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Penkovë të bashkisë Selenicës. 

Flakët kanë shpërthyer fillimisht në një pyll me pisha, ndërsa të favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë pjesërisht edhe një varrezë automjetesh pranë zonës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur forcat e shërbimit zjarrfikës për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Versus.al

Poll