AKTUALITET /

VIDEO-LAJM/ Parakalim i rrezikshëm në Qafë-Thanë, kamioni për pak shkakton tragjedi

Parakalimet e gabuara nga mjetet e tonazhit të rëndë përbëjnë një rrezik të madh për sigurinë rrugore, veçanërisht në segmente ku fushëpamja është e kufizuar

Shkruar nga Versus

VIDEO-LAJM/ Parakalim i rrezikshëm në Qafë-Thanë, kamioni

Një manovër e rrezikshme është filmuar mëngjesin e sotëm në aksin Qafë-Thanë–Prrenjas, ku një kamion mallrash për pak sa nuk shkaktoi një aksident të rëndë.

Në pamje shihet kamioni teksa tenton të parakalojë dy automjete që ndodhen përpara tij. Në atë moment, nga korsia e kundërt shfaqet një tjetër automjet, duke e gjetur kamionin në parakalim dhe duke krijuar rrezikun e një përplasjeje ballore.

Vetëm në momentet e fundit situata është shmangur, ndërsa manovra e kamionit ka vënë në rrezik serioz jetën e drejtuesve dhe pasagjerëve të mjeteve që udhëtonin në të dyja drejtimet.

Parakalimet e gabuara nga mjetet e tonazhit të rëndë përbëjnë një rrezik të madh për sigurinë rrugore, veçanërisht në segmente ku fushëpamja është e kufizuar.

Nuk ka ende të dhëna nëse drejtuesi i kamionit është ndëshkuar me masë administrative për manovrën e rrezikshme./Versus.al

Poll