
Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Momenti”, pasi dyshohet se merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Në pranga kanë rënë Darlin Shahinas, 19 vjeç, dhe Donaldo Frate, 26 vjeç. Sipas Policisë, dy të rinjtë u kapën në rrugën “Egnantia”, ku 19-vjeçari u arrestua në flagrancë teksa dyshohet se po i dorëzonte 26-vjeçarit një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Kontrolli vijoi edhe në banesën e 19-vjeçarit, ku u gjetën dhe sekuestruan edhe 41 gramë të tjera kokainë. Në total, policia sekuestroi 252 gramë lëndë të dyshuar narkotike.
Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu një automjet tip “BMW” dhe tre telefona celularë, në cilësinë e provës materiale.
Operacioni u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas një informacioni të siguruar në rrugë operative për përfshirjen e dy shtetasve në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Finalizohet si rezultat i punës operative, operacioni antidrogë, i koduar “Momenti”.
Goditet në flagrancë, një rast i shitblerjes së drogave të forta.
Arrestohen në rrugën “Egnatia”, të dy shtetasit e përfshirë në këtë rast.
Sekuestrohen 252 gramë lëndë narkotike Kokainë, 1 automjet tip “BMW” dhe 3 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për përfshirjen e 2 shtetasve në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin e koduar “Momenti”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Sh., 19 vjeç dhe D. F., 26 vjeç.
19-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Egnatia”, duke i dorëzuar 26-vjeçarit, një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë. Më tej, nga kontrolli i banesës i 19-vjeçarit, u sekuestruan 41 gramë të tjerë të kësaj lënde.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Versus.al

