AKTUALITET /

VIDEO/ Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan, 50-vjeçarja u fut në një supermarket për të shpëtuar

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan, 50-vjeçarja u fut

Një 50 vjeçare shqiptare ka mbetur e plagosur rëndë pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj në ishullin e Thasos në Greqi.

Ngjarja u filmua nga kamerat e supermarketit pranë banesës së saj, ku ajo vrapoi e tmerruar për ti shpëtuar goditjeve me thikë. Ish-bashkëshorti i saj kishte mbërritur në Greqi pak ditë më parë.

Shihni VIDEON KETU.

Kur mbërriti në fshatin Theologos, filloi të kërkonte shtëpinë e saj, siç e përshkroi një banor i fshatit.

"Ky burrë është ish-burri i saj. Kjo vajzë ka qenë këtu në Theologos për rreth tre vjet, me një partner tjetër. Kjo ishte hera e tij e parë në ishull. Ai mori autobusin që shkon në Theologos, zbriti në stacionin e autobusit. Ndërkohë, ai nuk e njihte zonën, po pyeste disa njerëz atje në shqip, ai tha 'Unë jam vëllai i kësaj zonje dhe po kërkoj shtëpinë e saj dhe nuk e di se ku është' dhe ata ia treguan shtëpinë", thotë një banor i fshatit.

"Dera hapet, hyn kjo vajzë, pas dy minutash hyn ish-burri i saj dhe e ndjek pas raftit. U përpoqa ta ndaloja, e nxora nga dyqani që të largohej, u përpoqa ta mbaja sa më gjatë që munda, por ai më shtyu dhe iku edhe ai. Pastaj dëgjova zëra, dola jashtë dhe bërtita 'policia po vjen' ", thotë një dëshmitare.

Fqinjët nuk mundën ta ndalonin tërbimin e autorit të krimit. Disa metra larg vendit ku gruaja 50-vjeçare u përpoq të strehohej, ai e sulmoi dhe e plagosi me thikën që mbante në dorë. Gruaja përfundoi duke u gjakosur në mes të rrugës.

"Ai e kishte rrahur, e kishte masakruar. Pastaj erdhi menjëherë një ambulancë dhe policia, të cilët u njoftuan nga fqinji tjetër."

55-vjeçari u arrestua dhe, përveç thikës, posedonte dhe një kaçavidë.

Poll