AKTUALITET /

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, identifikohen 2 ekzekutuesit! Pranga bashkëpunëtorit të tyre dhe rojes së karburantit (EMRAT)

Shkruar nga Versus

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, identifikohen 2 ekzekutuesit! Pranga

Policia ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka alias Mond Mëhalla mbrëmjen e së dielës në Elbasan teksa ndodhej brenda mjetit në karburantin “Xhaxhi Oil” i cili është nën pronësinë e tij.

Në pranga kanë rënë Xhino Ago, ish-ortaku i viktimës.Ai dyshohet si bashkëpunëtor i 2 personave që kryen vrasjen si dhe roja i karburantit, Kujtim Pisha, 52 vjeçari i cili akuzohet nga policia se ka penguar hetimet duke mos dhënë detaje për ngjarjen. Dy ekzekutorët që dyshohet se qëlluan biznesmenin janë identifikuar si Marselo Arani, 32 vjeç dhe Armando Kola, 35 vjeç. Policia po punon për kapjen e tyre.

Marselo Arani rezulton emër i njohur për organet policore pasi në dhjetor të 2024-ës ishte arrestuar pasi gjykata e Elbasanit kishte caktuar “arrest me burg” nën dyshimin se kishte kryer veprën penale të pastrimit të parave. Ndërsa në qershor të këtij viti iu konfiskuan 14 pasuri të cilat dyshohet se vinin nga krimi pasi më herët ishte dënuar në Itali për prostitucion. Arani ishte nën masën e siguris “arrest shtëpie” për veprën penale të pastrimit të parave.

Autori tjetër, Armando Kola është me banim në Laç. Të dy akuzohen për vrasje të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Për Marselo Aranin është shtuar edhe akuza për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Roli i Xhino Agos në krim

Makina tip “Audi” e cila u përdor nga dy autorët dhe më pas u gjet e djegur, rezulton t’u jetë dhënë nga hua nga vetë 32 vjeçari Xhino Ago. Ky i fundit merrej me dhënien e mjeteve me qira, ndërsa “Audi”-in ia ka dhënë për përdorim Marselo Aranit. Dyshohet se shkak për vrasjen janë bërë mosmarrëveshjet që Ago ka patur me të ndjerin, Mond Mëhallën. Policia po punon për kapjen e 2 të shpallurve në kërkim. Versus.al

Poll