AKTUALITET /

“Askush s’më ndihmon”, iu shemb shtëpia, 80 vjeçarja kalon netët nëpër stola

E moshuara është shprehur se askush nuk e ndihmon.

Shkruar nga Versus

“Askush s’më ndihmon”, iu shemb shtëpia, 80

Një e moshuar 80 vjeçare prej ditësh po qëndron jashtë spitalit rajonal të Peshkopisë pasi banesa e saj është shembur dhe ajo ka mbetur në qiell të hapur. 

Sipas personave të cilët e njohin të moshuarën dhe situatën e saj, Nikla Pepa detyrohet të kalojë netët nëpër stola në kushte të mjerueshe. Pavarësisht se ka kërkuar ndihmë vazhdimisht, deri më tani institucionet përgjegjëse nuk i janë përgjigjur. 

Nëna nuk ka njeri që të kujdeset për të pasi djalin e ka me probleme të shëndetit mendor dhe shpesh herë edhe agresiv. Institucionet sociale nuk janë dukur asgjëkundi për këtë rast skandaloz ku e moshuara është lënë në mëshirë të fatit. Versus.al

Poll