
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se duke nisur nga janari i vitit 2027, bizneset të cilat e kalojnë pragun prej 5 milionë lekësh në vit do të paguajnë TVSH, ndryshe nga 10 milionë që është aktualisht. Sipas ministrit, kjo masë nuk do ketë kosto administrative dhe synon shmangien tatimore dhe pritet të sjellë 4.5 miliardë lekë në buxhet.
Braçe: Sa është shmangia tatimore që është bërë nga pragu i TVSH-së 10 mln lekë?
Malaj: Ka pasur raste të shkeljeve në bazë të kontrolleve të ushtruara nga tatime, duke qenë se fasha është e lartë krijonte hapësira për shmangie tatimore. Kemi llogaritur që në buxhet do të vijnë 4.5 miliardë lekë vetëm nga ulja e TVSH-së.
Braçe: Sa janë kostot e biznesit të vogël që futet në TVSH?
Malaj: Administrata tatimore i kanë ndërtuar modulet, që të minimizoje kostot për këto biznese. S’do kenë kosto për softuerë do të ofrohet nga administrata tatimore. sa i takon përllogaritjes së TVSH-së këtë e mundëson vetë sistemi i fiskalizimit. Nuk do të ketë kosto administrative. Versus.al


