Dalin detaje në lidhje me ceremonin e varrimit të Fetullah Gylenit, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mediat bëjnë me dije se Gyleni do të varroset të enjten në kopshtin e shtëpisë së tij në SHBA, ku qëndroi për shumë vite në ekzil.
Sipas ligjeve të Pensilvanisë, toka ku do të varroset Guleni do të përjashtohet nga të gjitha llojet e taksave.
Guleni ua ka lënë amanet familjarëve të tij që të varroset në një pjesë të pasme të oborrit ku kalonte shumicën e kohës.
Gulen ndërtoi një lëvizje të fuqishme islamike në Turqi dhe më gjerë, por i kaloi vitet e tij të mëvonshme i akuzuar për orkestrimin e një tentative grusht shteti kundër liderit turk Tajip Erdogan, akuza të cilat ai i mohoi.
Në Turqi organizata Fetullah (FETO konsiderohet organizatë terroriste.
Që nga 1 korriku 2023, shkollat e FETO-s janë mbyllur në 48 vende, ose janë marrë dhe operuar drejtpërdrejt nga vendet përkatëse ose janë transferuar në Fondacionin Türkiye Maarif.