Multimilarderi, aksionet e kompanive të të cilit u rritën fuqishëm pas fitores së Donald Trump në SHBA, ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se ka në plan të blejë gjigandin mediatik amerikan “CNN”.
Kështu raporton media e huaj Voyager e cila e cilëson këtë si një lajm aspak të mirë, duke pretenduar se nëse diçka e tillë konfirmohet, atëherë do të ndezë debate të forta në të gjitha arenat politike.
“Njoftimi i Elon Musk se ai po blen CNN nuk do të ishte aspak monumental. Është një histori që do të prishë median e lajmeve, do të ripërcaktojë rolin e gazetarisë së pavarur dhe do të ndezë debate në të gjithë arenat politike, teknologjike dhe kulturore. Nëse një lëvizje e tillë do të konfirmohej, blerja nga Musk e një prej rrjeteve kryesore të lajmeve në botë do të hapte derën për një peizazh mediatik që nuk e kemi parë kurrë më parë. Sot, le të zhytemi në atë që kjo mund të nënkuptojë për të ardhmen e lajmeve, se si Musk mund të operojë CNN dhe se si kjo blerje mund të ndryshojë diskursin publik në mënyra që nuk mund t'i parashikojmë ende plotësisht”- thuhet mes të tjerash në materialin e publikuar nga Voyager.
CEO i Tesla-s dhe pronari i kompanisë së rrjetit social “X” Elon Musk u cilësua nga Donald Trump si “yll në rritje” duke lënë të kuptohet se mund të ketë edhe funksione të larta politike në kabinetin e ri qeveritar të SHBA-ve. Me rikthimin e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, pasuria e Musk u rrit në mënyrë domethënëse duke e bërë atë një faktor edhe më ndikues globalisht. Versus.al