
Në Beograd po zhvillohet sot ceremonia e lamtumirës së fundit për Ratko Mladić, arkitektit të masakrës së Srebrenicës i dënuarin nga drejtësia ndërkombëtare për krime lufte.
Arkivoli me trupin e Mladić është vendosur që prej orëve të mëngjesit në Kishën e Shën Lukës në Košutnjak, ku qindra e mijëra serb janë mbledhur për të bërë homazhe dhe për t’i shprehur ngushëllime familjes. Para kishës janë krijuar radhë të gjata, ndërsa qytetarët kanë ndezur qirinj.
Në mesin e personave që kanë mbërritur për homazhe janë edhe figura publike serbe, përfshirë Aleksandar Vulin dhe Miloš Jovanović, ndërsa në ceremoni janë parë edhe veteranë dhe ish-pjesëtarë të forcave serbe nga Serbia dhe Republika Srpska.
Ai do të varroset pranë vajzës së tij, të preferuar,Ana që vrau veten nga turpi, duke përmbushur kështu një nga dëshirat e tij të fundit.
Ratko Mlladiçi u dënua në vitin 2017 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1992-1995. Ai vdiq më 27 gusht, në moshën 84-vjeçare, në spitalin e burgut në Hagë./Versus.al

