
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur pasditen e së enjtes zonën e Quarto Chilometro, përgjatë rrugës që lidh Colleferro me Artenën, pranë Romës.
Sipas raportimeve të mediave italiane, shpërthimi ka ndodhur brenda një fabrike municionesh, e specializuar në prodhimin e municioneve për sektorin e Mbrojtjes.
Pas shpërthimit, në vendngjarje kanë mbërritur disa ekipe të zjarrfikësve, ndërsa situata vijon të monitorohet nga autoritetet. Ndërhyrja e plotë në ambientet e fabrikës nuk ka qenë ende e mundur.
Alarmi është dhënë nga banorët e zonës, të cilët kanë dëgjuar një zhurmë të fuqishme. Shpërthimi ka shkaktuar shqetësim te banorët pranë fabrikës.
Deri në këto momente nuk ka një informacion zyrtar për persona të lënduar apo viktima. Po ashtu, nuk janë bërë ende të ditura shkaqet që kanë çuar në shpërthim.
Forcat e emergjencës vijojnë operacionet në zonë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje për ngjarjen dhe pasojat e saj.
View this post on Instagram

