BOTA /

Rrufeja vret 13 fëmijë e një të ri në një kamp refugjatësh

Kohët e fundit në zonën ku jetojnë rreth 80 mijë refugjatë janë parë reshje të dendura shiu me bubullima dhe vetëtima.

Shkruar nga Versus

Rrufeja vret 13 fëmijë e një të ri në një kamp

Një goditje nga rrufeja në një kamp refugjatësh në Ugandë ka vrarë 14 persona, 13 prej të cilëve fatkeqësisht fëmijë, ka njoftuar policia e vendit. Sipas policisë, nga goditja 34 të tjerë kanë pësuar lëndime. 

Incidenti ndodhi në vendbanimin e refugjatëve Palabek në veriperëndim të Ugandës. Kohët e fundit në zonë janë parë reshje të dendura shiu me bubullima dhe vetëtima.

Rrufeja vret 13 fëmijë e një të ri në një kamp

Palabek është shtëpia e më shumë se 80,000 refugjatëve dhe azilkërkuesve, sipas agjencisë së refugjatëve të OKB-së.

Vendbanimi i Refugjatëve Palabek është streha e më shumë se 80,000 refugjatëve dhe azilkërkuesve, sipas agjencisë së refugjatëve të OKB-së. Shumë janë nga Sudani Jugor fqinj.

4 vjet më parë, rrufeja vrau 10 fëmijë në qytetin Arua, gjithashtu në veriperëndim të Ugandës.

Fëmijët u goditën teksa po pushonin pas një loje futbolli.

Poll