BOTA /

Skandal në Greqi, dy priftërinjtë pastronin paratë në klubet e natës! Përvetësuan 3 mln euro të kishës

Shkruar nga Versus

Skandal në Greqi, dy priftërinjtë pastronin paratë në

Greqi- Një rast skandaloz është zbardhur së fundmi me përvetësimin e miliona eurove nga ana e Kishës Katolike. Sipas mediave greke, autoritetet kanë ngrirë asetet e pronarëve të bizneseve të disa klubeve të natës në Selanik pasi merrnin shuma të mëdha parash nga dy priftërinj të lartë në hierarkinë e Kishës Katolike të vendit fqinj.

Shuma prej 3 milionë eurosh në total ishte investuar në lokale nate. Paratë buronin nga “arka” e kishës katolike. Taktika ka nisur 8 vite më parë kur prej atëherë shuma të mëdha parash të dala prej llogarive të dy prej kryepriftërinjve shkonin për klube nate, duke i regjistruar ato si investime të bëra.

Transaksioni më i fundit i kryer ishte një shumë prej 50 mijë eurosh. Sipas hetimeve, këto para përvetësoheshin nga dy kryepriftërinjtë të cilët përdornin taktikën e transferimit të parave në llogaritë e pronarëve të klubeve të natës dhe më pas i përvetësonin. Për skandalin, është njoftuar edhe selia e Kishës Katolike Romake në Vatikan. Versus.al

Poll