BOTA /

VIDEO/ Fenomeni “Haaland” prek edhe narkotrafikantët në Ekuador, imazhi i futbollistit norvegjez stampohet në pakot me kokainë

Imazhi i Haaland dyshohet se është përdorur si shenjë identifikuese nga grupet kriminale për të dalluar ngarkesën e drogës.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Fenomeni “Haaland” prek edhe narkotrafikantët në

Fenomeni Erling Haaland ka marrë një tjetër përmasë, këtë herë në botën e narkotrafikut në Ekuador.

Policia ekuadoriane ka sekuestruar rreth 500 kilogramë kokainë në qytetin Tulcán, pranë kufirit me Kolumbinë. Detaji që ka tërhequr vëmendjen është se në pakot me drogë ishte stampuar imazhi i sulmuesit norvegjez, Erling Haaland.

Ngarkesa u zbulua gjatë një operacioni të forcave speciale të Policisë Kombëtare në autostradën Pan-Amerikane. Kokaina ishte fshehur në një ndarje të dyfishtë të krijuar në pjesën e poshtme të një kamioni, në përpjekje për t’iu shmangur kontrolleve të autoriteteve.

Sipas policisë, ngarkesa e sekuestruar kishte një vlerë potenciale prej rreth 17 milionë eurosh nëse do të mbërrinte në tregun europian.

Imazhi i Haaland dyshohet se është përdorur si shenjë identifikuese nga grupet kriminale për të dalluar ngarkesën e drogës.

Autoritetet ekuadoriane vijojnë hetimet për të identifikuar personat e përfshirë në trafikun e kokainës dhe për të përcaktuar destinacionin e saj përfundimtar./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll