Pamje të rënda të një vrasje në një lokal janë publikuar në Turqi. Husein Mete është vrarë nga armiku i tij në botën e krimit, Ramazan Uçar.
Siç shihet nga pamjet, Uçar ka qenë i ulur në lokal ngjitur me armikun e tij, ndërsa në mënyrë gjakftohtë nxjerr një pistoletë dhe e qëllon atë pas shpine dhe më pas i jep edhe disa goditje të tjera.
Ngjarja ndodhi në një klub nate rreth orës 21:00 të së premtes mbrëma, më 1 nëntor, duke shkaktuar panik tek klientët.
Mete është duke biseduar me një grua në një tavolinë kur Uçar nxjerr një armë nga xhaketa dhe e qëllon pas shpine.
Ramazan Uçar shihet duke gjuajtur shtatë herë radhazi, ndërsa Mete bie në tokë dhe përpiqet të arratiset.
Pamjet tregojnë një person në lokal që tenton ta ndalojë Uçar, ndërsa klientët e tjera largohen me vrap.
Gjatë ekzaminimit u konstatua se Mete kishte humbur jetën. Ndërsa Uçar, i cili u arratis pas ngjarjes, u arrestua nga policia pak kohë më vonë.
Mediat turke raportojnë se dy persona kanë pasur konflikte prej disa kohësh për tregtinë e armëve.
“Askush nuk duhet të nënvlerësojë askënd. Një plumb është i vogël, por të merr frymën,” tërhoqi vëmendjen Uçar para vrasjes.
Ramazan Uçar, gjatë dëshmisë së tij të parë thuhet se ka thënë: “Mete po më shantazhonte. Në të kaluarën më kishte marrë 50 mijë lira turke por nuk mi ktheu. Kur erdhi në restorant ditën e ngjarjes, më tha: “Unë do të ha e pi sot këtu, por ju do ta paguani faturën”.