BOTA /

VIDEO/ Pësoi avari në motor, fundoset jahti luksoz pranë Porto Cervos në Itali

Bëhet fjalë për jahtin “Angiola II”, një Amer F100 me vlerë mbi 8 milionë euro, i cili ishte në lundrim në ujërat e Gallurës kur pësoi një avari në motor.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Pësoi avari në motor, fundoset jahti luksoz pranë Porto

Një jaht luksoz 30 metra i gjatë është fundosur në ujërat pranë Porto Cervos, në Costa Smeralda të Italisë, vetëm pak ditë pasi i ishte dorëzuar pronarit të tij.

Bëhet fjalë për jahtin “Angiola II”, një Amer F100 me vlerë mbi 8 milionë euro, i cili ishte në lundrim në ujërat e Gallurës kur pësoi një avari në motor.

Sipas mediave italiane, defekti në motor dyshohet se ka shkaktuar edhe një fillim zjarri në bord. Në momentin e incidentit, në jaht ndodheshin 14 persona, mes tyre të ftuar të pronarit dhe pjesëtarë të ekuipazhit.

Pas avarisë, rreth jahtit janë vendosur barriera për mbajtjen e ndotjes, ndërsa deri tani nuk raportohet për rrjedhje karburanti në det.

Anija është duke u monitoruar vazhdimisht nga autoritetet dhe ekipet e ndërhyrjes, ndërsa pritet mbërritja e një rimorkiatori të një kompanie të specializuar, e cila është angazhuar për nxjerrjen dhe rikthimin e jahtit në breg.

Incidenti ka ndodhur në ujërat e Costa Smeralda, një prej zonave më të njohura turistike të Sardinjes./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by la Repubblica (@larepubblica)

Poll