
Një tramavaj ka dal nga shinat në qendër të Oslos duke u future në një dyqan Iphone dhe kompjuterash, por fatmirësisht vetëm katër persona janë lënduar lehtë.
Ishin rreth 20 persona në trenin e udhëtarëve kur ai doli nga shinat në një kryqëzim në Storgata, një nga rrugët kryesore të kryeqytetit norvegjez.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se pjesa më e madhe e vagonit të parë të tramvajit ishte futur brenda në dyqan.
“Po punohet për të marrë një pamje të përgjithshme të zonës, por ka shumë dëme në dyqan”, thuhet në njoftimin e policisë.
Unusual thing happened today. A tram derailed and crashed into... a computer store in central Oslo, creating a scene of chaos. The accident, which occurred with around 20 passengers on board, resulted in four injuries, including the tram driver. Witnesses described the situation… pic.twitter.com/kUtuUHPSw1
— Europe News ???????? (@EuropeNewsEU) October 29, 2024







