Mbreti Felipe dhe gruaja e tij Letizia, të shoqëruar nga kryeministri Pedro Sanchez, vizituan disa nga zonat e përmbytura në Valencia, por nuk u pritën mirë nga qytetarët vendas, të rraskapitur dhe demoralizuar nga situata. Ndaj mbretit spanjoll qytetarët hodhën baltë teksa bënin bërtisnin: Vrasës, turp! Gjithashtu, drejt kryeministrit Sanchez u hodh një shkop.
Në disa pamje, banorët e zonës janë dëgjuar duke bërtitur “vrasës” dhe “turp” dhe kanë hedhur baltë në drejtim të mbretit, i cili është pyetur pse nuk është bërë asgjë për të shmangur tragjedinë.
Mediat njoftojnë se numri i viktimave nga përmbytjet biblike në Valencia dhe qytetet rreth saj ka shkuar në 217.
Përmbytjet në Spanjë po kategorizohen si katastrofa më e keqe e Evropës që nga viti 1967, kur të paktën 500 njerëz vdiqën në Portugali nga një fenomen i tillë.
Ekipet për kërkim-shpëtim janë duke bërë përpjekje që të gjejnë ndonjë të mbijetuar.
3633 ushtarë shtesë kanë zbarkuar në zonat e përmbytura, masë e cila u paralajmërua dje nga kryeministri Pedro Sanchez.
Sanchez iu drejtua kombit duke pranuar se qeveria dhe shteti mbajnë përgjegjësi për reagimin jo të duhur ndaj situatës, ndërsa tregoi se 10 mijë forca shtesë (ushtarë dhe policsë) do të dislokohen në zonat e përmbytura. Gjithashtu, në Valencia dhe qytetet rreth saj zbarkuan edhe 5200 trupa të Gardës Civile.
Banorët janë tejet të zemëruar për, siç thonë ata, mungesën e paralajmërimit dhe mbështetjes së duhur nga autoritetet pas vërshimeve.
Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia e kanë vizituar Paiportan, njërën prej qytezave të prekura më së keqi.
Të shtunën, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka urdhëruar angazhimin e 10.000 ushtarëve dhe policëve shtesë në zonën e prekur nga vërshimet.
Ai ka thënë se ky është angazhimi më i madh ushtarak në Spanjë në kohë paqeje.
Mirëpo, ai ka deklaruar se është i vetëdijshëm që përgjigjja nuk ka qenë “e mjaftueshme” dhe i ka pranuar “problemet e mëdha dhe mungesat”.